Qyteti i Kukësit dhe zonat malore u  përfshinë nga reshje dëbore që prej mëngjesit të sotëm. 

Temperaturat ishin relativisht te larta e duke mos i dhënë mundësi për të vene shtresa, e megjithatë për 2018 këto reshje janë të parat në këtë dimër të pazakontë. 

Reshje dëbore pati  edhe në rrugën e Kombit, por deri më tani nuk ka problematika. 

Mjetet borëpastruese janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse do te këtë situata problematike. Gjate mesditës, reshjet e dëborës e ulën intensitetit ndërsa temperaturat vijojnë te ruajnë vlerat pozitive. 

Nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve  ndërsa  drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje që të kenë kujdes gjatë qarkullimit nëpër rrugë.


/Ora News.tv/