Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Afërdita Dreshaj duket se ka ndërmend të rikthehet në tregun muzikor.

Ajo ka zbuluar një surprizë për fansat e saj. Nëpërmjet opsionit pyetje/përgjigje, Afërdita rrëfeu se do dëgjojmë së shpejti këngën e saj, për të cilën po kujdeset producenti Elgit Doda.

“Shpejt, shumë shpejt. Elgit Doda është duke e bërë një hit”, shkruajti ajo.

Kanë kaluar dy vite nga projekti i saj i fundit “Another1”. Ndërkohë, Afërdita vijon të shijojë martesën dhe jetën në Miami, Florida me Jakub Kindl.


/Ora News.tv/