Pas letrës së hapur të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, ka ardhur reagimi i aktorit Robert Ndrenika. Në një letër shkruar për “Panorama”, Ndrenika shkruan se nuk është dakord me fjalët e ministres dhe se i duken kunja dhe jo të sinqerta.

Letra e aktorit Robert Ndrenika

E dashur Mirela!

Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta.

Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë.

Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira.

Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën.

“Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar.

Me respekt

Roberti

/Ora News.tv/