Duhanpirësit duhet të presin të paktën 15 vite që sëmundjet e zemrës dhe rreziku i atakut në zemër të kthehen në nivel normal, sipas një studimi të ri.

Studimet e mëparshme raportonin se rreziku i goditjes në zemër tek ish-duhanpirësit stabilizohej brenda 5 viteve. Por kërkimet e reja tregojnë se mund të marrë trefishin e kohës.

Raporti do të paraqitet javën e ardhshme në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Pas analizës së të dhënave të 8.700 njerëzve, hulumtuesit e Vanderbilt zbuluan se nevojitet më shumë se një dekadë që zemrat e duhanpirësve të çlirohen nga dëmtimet e rrezikshme të nikotinës dhe një mori kimikatesh të tjera në cigare.

Por enët e zemrës dhe të gjakur e rimarrin më shpejt veten nga dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit, shpjegon autorja kryesore e studimit Meredith Duncan.

Sëmundjet e zemrës janë vrasësi numër një në çdo vend të botës, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ndërsa normat janë në rritje (për shkak të obezitetit, stresit, mungesës së stërvitjes) numri i organeve në dispozicion për transplantim nuk është .

/Ora News.tv/