Pas dorëheqjes së Ben Blushit, Endri Tafani do të jetë drejtuesi i ri i LIBRA-s.Tafani u votua nga Bërthama si nënkryetar i LIBRA-s dhe do mbajë funksionin drejtues të partisë 

Në zgjedhjet e fundit, Endri Tafani ka marrë numrin më të madh të votave nga forumi i LIBRA-s.

Një ditë më parë, drejtuesi i patisë LIBRA, Ben Blushi njoftoi dorëheqjen nga funksionet në forcën politike, që e themeloi vetë pas largimit nga Partia Socialiste.

Ai thotë se pavarësisht rritje me shpejtësi deri në zgjedhjet e 25 qershorit, LIBRA-s iu desh që “si ne çdo aventure të paguante çmimin e njohur te se panjohurës”.

Sipas Blushit, LIBRA ishte ne opozite me te gjitha partitë dhe ne zgjedhje ishte opozita e vetme e Qeverise dhe e Opozitës.

Ai nënvizon se shqiptarët që e votuan LIBRA-n duhet të jene krenarë “se krijuan diçka që, nëse nuk u dha dot gjë, të paktën nuk u mori asnjë gjë”.

Në fund, Blushi shpreh edhe zhgënjimin personal nga populli shqiptar, që sipas tij është i prirur të votojë banditët dhe grabitësit, duke u krenuar më pas me zgjedhjen e tyre.

/Ora News.tv/