Reperi i njohur Mozzik pas largimit nga shtëpia diskografike On Records ka sjellë hitn më të ri.

Lajmi është konfirmuar nga vëllai i tij, Getinjo me anë të një postimi në Snapchat.

“Kënga e re sapo është publikuar në Spotify, Itunes, Deezer. Veysel dhe Mozzik ‘Ti Amo’ go, go go..”-shkruan ai.

Largimi i dy vëllezërve nga On Records është komentuar shumë në mediat sociale. Dhe ka pasur replika midis menaxherit të kompanisë Met Elshani dhe Getinjos e Mozzik.

Pasi Mozzik tha se On Records ka fituar miliona euro nga emri i tij, Met Elshani.

Ky i fundit tha se djemtë nuk janë larguar pasi ekziston një kontratë dhe se kanë të gjitha të drejtat e çdo projekti e imazhi të tyre. Ai shtoi se nëse projektet lançohen në rrjetet radiotelevizive, clube apo evente të tjera pa lejen e tyre do të ndiqen penalisht nga organet e drejtësisë.

Në kanalin Youtube nuk ekziston më asnjë këngë e Mozzik, ndërsa për Getinjon kanë mbetur vetëm disa bashkëpunime.





/Ora News.tv/