Pas lamtumirës së Buffon si dhe largimeve me parametra 0 të Asamoah dhe Lichtsteiner në merkaton e verës, Juventus po bëhet gati të rinovojë ekipin. Bardhezinjtë po fillon me rinovimin për të mbajtur yjet e ekipit.

Drejtori bardhezi, Beppe Marotta mësohet të ketë përgatitur një seri takimesh me lojtarët dhe agjentët për të rinovuar kontratat me klubin. I pari nw listw wshtw ylli argjentinas, Paolo Dybala.

Argjentinasi është një nga liderët dhe lojtarët më cilësorë të “Zonjës”. Për këtë arsye, klubi do të ketë një takim me vëllain-menaxher të futbollistit për të testuar jo vetëm vullnetin e argjentinasit, por edhe kërkesat e tij në nivel sportiv dhe ekonomik.

22 gola e sezonit nuk janë maksimumi për një si “La Joya”, por shpesh kanë rezultuar vendimtarë në disa nga rezultatet më të rëndë- sishme të bardhezinjve, sidomos në sezonin kur Higuain ka shënuar më pak (16 gola) që në zbarkimin e tij në Torino.

/Ora News.tv/