Pas hitit me ‘Pasha Jetën’, reperi shqiptar vjen në Tiranë për klipin e ri?

Reperi i njohur, Majk që njihet për hitet e ndryshme muzikore duket se po punon për këngën e re. Pas suksesit me “Pasha Jetën”, burime për Prive kanë njoftuar se ai ka realizuar disa demo, me tekstin e shkruajtur nga vetë ai.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Majk ka treguar se është në Tiranë, ndërsa nuk dihet arsyeja.

Mund të jetë për të folur rreth ndonjë vendi ku do xhirojë ose një koncert i mundshëm në Shqipëri. Majk bën vizita të shpeshta, prandaj nuk do ishte habi nëse ai ka ardhur vetëm për tu larguar pak nga Prishtina.

EMISIONET