Pas fitores në kampionat, Flamurtari gjen sërish përballë Partizanin, por këtë rradhë në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë do të luhet në Vlorë, të mërkurën në orën 17:00 dhe vlonjatët dëshirojnë të ripërsërisin një tjetër rezultat pozitiv, pavarësisht se kupa ka një specifikë ndryshe nga kampionati.

Trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro e cilëson një ndeshje mjaft të rëndësishme dhe të vështirë, ndërsa pranon se asgjë nuk do të zgjidhet sa i përket kualifikimit në ndeshjen e parë në Vlorë, por vetëm në ndeshjen e kthimit.

Kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm, por jo vetëm për Flamurtarin, por për të gjitha skuadrat që janë aktualisht në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Flamurtari pritet të ketë sërish mungesën e mesfushorit Muarem Muarem, i cili u dëmtua në ditën e fundit te fazës përgatitor,ndërsa me lojtarin nuk do të rrëzikohet.

Ndërkohë referuar formacionit, Duro ka theksuar se gjithçka do të shihet vetëm pak para ndeshjes,ndërsa të gatshëm janë të gjithë lojtarët e tjerë, me përjashtim të Muarem. Gjithashtu, Duro ka theksuar se e rëndësishme mbetet që skuadra të mos pësojë, mjaft e rëndësishme kjo në një kompeticion si Kupa e Shqipërisë.

Të premten Flamurtari fitoi minimalisht 1 me 0 përballë Partizanit, në kampionat,ndërsa të mërkuren do të kërkojë sërish rezultat pozitiv,por këtë rradhë në Kupën e Shqipërisë, një kompeticion ku gjen sërish përballë Partizanin.

/Ora News.tv/