Pas denoncimit të BOOM, ARRSH vendos mbikalimin në zonën e ish-Kënetës

Pas denoncimit dy muaj më parë nga emisioni BOOM i mungesës së një mbikalimi në zonën e ish-Kënetës në Durrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë masa për vendosjen e  një mbikalimi duke i dhënë zgjidhje situatës absurde ku një autostradë përdorej si rrugë kalimi nga banorët.

Inxhinieri: Punimet për këtë mbikalim kanë filluar në muajin dhjetor, siç e shihni ëhstë montuar pjesa e parë e strukturës, besoj se punë dy-tre ditësh montohen edhe shkallët.

Një falenderim për BOOM vjen edhe nga drejtoresha e Shkollës së Re në Durrës, Pashke Marku. Janë 400 nxënës që frekuentojnë mësimin në këtë shkollë që rrezikonin çdo ditë jetën duke kaluar mes për mes autostradës.

Marku: Ju falenderoj si televizion për sensibilizimin që bëtë. Jam e sigurt që nxënësit e shkollës sime kanë një mbikalim dhe janë të sigurtë për vijueshmërinë e shkollës. U jam shumë mirënjohëse emisionit tuaj, televizionit tuaj.

Ndërkohë një nxënës shkolle tregon përvojën e hidhur familjare për shkak të mungesës së mbikalimit.

Hasani: Para disa ditësh ka bërë aksident, e ka përplasur makina. Mami është në spital, ka një këmbë të thyer dhe të dy duart. E gjitha për faj të mbikalimit, nëse do të ishte mbikalimi do të ishte e sigurt dhe ndoshta nuk do të ndodhte kjo.


Lexo: BOOM denoncoi rastin 2 muaj më parë


EMISIONET