Mesditën e sotme, reperja Loredana Zefi dha një deklaratë për mediat kosovare ku foli për akuzat për mashtrim dhe arrestimin në Zvicër.

Ajo tha se paratë janë dhënë me dëshirë nga ana e çiftit zviceran duke mohuar akuzat se i kanë marrë me kërcënime apo mashtrime. Madje shtoi se nuk i intereson asgjë më shumë se familja, prandaj do jetë pranë tyre në cdo rast.

Pas kësaj, ka reaguar gruaja e mashtruar, e cila tha për "20 minuten" se ndihet e pikëlluar ndërkohë që Loredana është e lumtur.

"Ajo është në rregull me paratë e mia. Reperja tha përsëri gënjeshtra. Pagesat nuk ishin vullnetare. Ajo më terrorizoi mua dhe bashkëshortin tim, kisha presion në telefon. Ajo duhet të thoshte se donte të fitonte para për vëllezërit e saj", tha Petra për gazetën zvicerane.

Ndër të tjera shtoi se ishte e tronditur që Prokuroria e kishte lejuar të udhëtonte. Ajo shpreson që Loredana dhe Mozzik të kthehen në Zvicër dhe të marrë të gjitha paratë, jo vetëm 350 mijë franga që i janë ofruar nga avokati.

/Ora News.tv/