Pas çiftit hollivudian, Lady Gaga ndan nga gruaja burrin që puthi në skenë?

Lady Gaga ka qenë në qendër të faqeve rozë kohët e fundit për shkak të romancës së përfolur me Bradley Cooper. Ky i fundit u nda nga supermodelja Irina Shayk sepse marrëdhënia e tyre u ftoh pas filmit "A star is born" ku ai dhe Gaga janë protagonistë.

Por veprimi i fundit që bëri këngëtarja në skenë i habiti të gjithë. Ajo ishte pranë trombistit të martuar, i cili është mik i ngushtë i saj dhe shkëmbeu puthje para të gjithëve.

Trombisti Brian Newman dhe Lady Gaga kanë qenë miq para se të bëheshin të famshëm dhe konsiderojnë njëri-tjetrin motër e vëlla. Nuk ka patur asnjë reagim nga gruaja e Brian, por fansat janë shumë të zemëruar.

“E di që janë shokë që kur s’mbahet mend… Po për shpirt të Jezu Krishtit, ai është i martuar! Gaga duhet të sillet më mirë”, shkruajti një fanse, të cilës nuk i pëlqeu aspak performanca.

Kishte dhe të tjerë që e mbronin duke thënë se gjithcka u bë për spektakël dhe mes tyre nuk ka asgjë. Mbetet për tu parë deri ku do arrijë këngëtarja.

EMISIONET