Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi përmes Petrit Vasilit për përgjimet e publikuara nga “Bild”, duke deklaruar se u faktua qartë që kriminelët imponojnë pushtetin.

Shteti, sipas Vasilit, ka vdekur dhe sot është dita për t’u ndarë njëherë e mirë nga ky lloj pushteti.

Vasili paralajmëroi se ajo që e quan hakmarrje popullore po vjen, ndaj pushtetarët duhet të largohen vetë nga zyrat e tyre.

Petrit Vasili: "Nëse këta nuk largohen urgjentisht nga detyra është legjitime që populli shqiptar nuk mundet dhe nuk do të pranojë kurrë të qeverisen nga kriminelët që është shumë e qartë që janë ata që qeverisin në këtë vend. Ndaj populli ka të drejtën legjitime të mbajë të gjitha qëndrimet që i sheh të arsyeshme për të vendosur pushtetin e tij në këtë vend. Koha e kriminelëve në pushtet ka mbaruar. Çdo sekond është puç ndaj qytetarëve të ndershëm".

Nënkryetari i LSI-së kërkoi që kjo e vërtetë të dëgjohet edhe nga ndërkombëtarët.

Gazeta gjermane "Bild" publikon audiopërgjimet mes Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt


/Ora News.tv/