Pas akuzës së Berishës, reagon kandidati i PS: 30 qershori ndan shapin nga sheqeri

Pas akuzës së Berishës, reagon kandidati i PS: 30 qershori ndan

Kandidati i PS-së, për Bashkinë e Pogradecit Ilir Xhakolli ka reaguar pas postimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili referuar denoncimit të qytetarit dixhital shkruante se Xhakolli ishte kapur në flagrancë për kontrabandë.

Në një postim në Facebook, Xhakolli shkruan se i vjen keq për derexhenë në të cilin ka rënë ish-kryeministri.

“Sinqerisht me vjen keq për ju Sali Berisha. Një njeri në moshën tuaj dhe me funksionet që ka pasur, të arrijë në këtë derexhe. Por këtej nga anët tona thonë: Kur njeriu kalon në fazën e fundit të çmendurisë, fillon ha prej për dheri (çfarë të gjejë)”. 

Xhakolli ka edhe një këshillë për Berishën “një këshillë miqësore kam për ty, para se të publikosh diçka pyet paraprakisht sepse u bëre gazi i botës dhe pogradecarët janë duke u tallur me ty”.

Në përfundim kandidati i PS-së për Pogradecin shkruan se nuk do reagonte kundër këtyre shpifjeve, por ky është detyrim moral kundrejt elektoratit të tij.

Xhakolli shprehet i bindur se 30 qershori do ta ndajë shapin nga sheqeri.

“Nuk do reagoja kundër shpifjes tuaj të ulët, por e kam detyrë morale të informoj qytetarët e Pogradecit. Gjendja juaj mjerane tregon edhe njëherë se 30 Qershori ndan shapin nga sheqeri, midis një politike të vjetër dhe shpifëse dhe politikës tonë për ti dhënë fund njëherë e përgjithmonë kësaj situate në 30 Qershor!”

EMISIONET