Pas akuzave të PD, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj për maternitetet

Pas akuzave të PD, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj për

Pak ditë pas denoncimit për mungesën e inkubatorëve në maternitete, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se shërbimit të neonatologjisë i janë shtuar 29 inkubatorë.

Ministrja Manastirliu ishte të premten në një inspektim në maternitetin e Elbasanit, ku u shpreh për investime në çdo spital rajonal.

Manastirliu: “Po investojmë për përmirësimin e infrastrukturës në maternitete në të gjitha spitalet rajonale, me fokus tek përmirësimi I kujdesit për nënën dhe fëmijën. Fuqizuam shërbimin e neonatologjisë me 29 inkubatorë te rinj dhe 8 eko obstetrike gjinekologjike. Ndërtuam Maternitetin e ri të Sarandës, I cili ofron sot standardin më të lartë të shërbimit në vend. Është drejt përfundimit materniteti i ri i Korçës, i cili do të jetë gati brenda pak ditësh. Do të vijojnë investimet për rijetësimin e rrjetit të materniteteve në vend me maternitetin e Beratit, Kukësit, Lezhës, Matit dhe Pogradecit”.

Gjithashtu, Ministrja deklaroi se bonusi i bebes ka filluar të shpërndahet në çdo maternitet të vendit, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri.

Manastirliu:“Bonusi i bebes po shpërndahet në cdo maternitet në vend, në një sportel unik të gjendjes civile ku mund të regjistrohet menjëherë i porsalinduri”.

Për fëmijët që lindin në spitale private, në shtëpi ose jashtë vendit, çeku i bebes do të lëshohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas regjistrimit të të porsalindurit në zyrat e gjendjes civile.




EMISIONET