Pas akuzave për përdhunim, Nelly nën hetim edhe për ngacmime seksuale

Pas akuzave për përdhunim, Nelly nën hetim edhe për ngacmime

Reperi i famshëm Nelly është nën hetim për ngacmime seksuale. Incidenti në fjalë thuhet se ka ndodhur vitin e kaluar pas një koncerti në Cliffs Pavilion në Essex.

Gruaja që akuzon Nelly për sjellje të pahijshme pretendon se i kërkoi të bënte një fotografi pas performancës së tij më 5 dhjetor. Por ai e kapi fort nga krahu dhe së bashku me miqtë e tij e dërguan në dhomën e veshjes.

Pasi e dërguan atje, akuzuesja pohon se Nelly e dërgoi në një dhomë të veçantë dhe filloi të masturbohej përpara saj.

Sipas gruas, Nelly gjithashtu u përpoq që ta detyronte të kryente seks oral, por arriti që të largohej.

Hetimi vjen disa muaj pasi reperi është arrestuar në Washington pasi u akuzua nga një studente 22 vjeçare për përdhunim.

Nelly, emri i vërtetë i të cilit është Cornell Iral Haynes Jr, ka mohuar akuzat.

EMISIONET