Ekipi turk kreu një spastrim në konsullatën saudite në Stamboll duke u përpjekur të gjejë ndonjë dëshmi në për zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Ankaraja beson se gazetari saudit u vra në ndërtesën diplomatike.

Pasi hyri në konsullatën e Mbretërisë të hënën, për herë të parë që nga zhdukja e Khashoggi gati dy javë më parë, një ekip ekspertësh turq kaloi nëntë orë duke kërkuar të dhëna dhe mostra të ADN-së, të cilat mund të hedhin dritë mbi zhdukjen misterioze të gazetarit.

Oficerët e policisë u nisën për në konsullatë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Më parë Ankaraja spekuloi se Khashoggi ishte vrarë në konsullatë nga një ekip vrasësish të dërguar nga Riad, një akuzë që Arabia Saudite e mohon në mënyrë të vendosur.

Të hënën, megjithatë, mediat amerikane vunë në dukje se sauditët mund të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe së shpejti mund të pranojnë se Khashoggi vdiq gjatë një marrje në pyetje që 'shkoi keq'.

Më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump paralajmëroi se Rijadi do të përmballej me "dënim të ashpër" nëse shpallet fajtore për urdhërimin e vrasjes së Khashoggi.

/Ora News.tv/