Pas 9 orësh kërkim në pyllin e Llogarasë gjendet turisjta austriake

Një turiste austriake kaloi 9 orë e vetme në terrenin e vështirë të Llogarasë deri sa u gjet nga forcat e Policisë së Vlorës. 45 vjecarja vlerësoi policinë që sipas saj i shpëtoi jetën, ndërsa e kishin surprizuar edhe më një buqetë me lule në mal.

Pas 9 orëve kërkime turistja austriake Adelhat Wolper u gjet shëndoshë e mirë në pyllin e Lllogarasë.

45 vjeçarja kishte ngatërruar rrugët nëpër park pasi ishte ndarë nga grupi me të cilin po vizitonte zonën, dhe për gjetjen e saj u ngritën grupe të posacme nga policia që vepruan në një terren të vështirë

Teksa operacioni u finalizua me sukses në orët e vona, policët kanë menduar edhe ta surprizojnë turisten me një tufë mimoza.

Në videon e shpërndarë nga Policia ajo shprehet falenderuese ndaj atyre që i shpëtuan jetën.

45 vjeçarja iu nënshtrua një kontrolli mjekësor dhe sipas policisë së Vlorës tashmë është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.


EMISIONET