Jonida Maliqi kishte 2 vite që i mungonte tregut muzikor, por ka vendosur sot të rikthehet duke sjellë këngën “N’errësirë”.

Një projekt muzikor i punuar prej disa muajsh që flet për dashurinë e ndaluar. Kujtojmë se Jonida Maliqi është marrë me tregun e modës gjatë kësaj kohe, të cilin e ka treguar dhe në klipin muzikor me veshjet e zgjedhura.

Ajo njoftoi për publikimin e këngës në Instagram duke shkruajtur: “Më në fund pas shumë ditëve punë dhe muajve dëshirë për të sjellë një pjesë të shpirtit tim, nga qielli i 7 kam kënaqësinë t’ju lajmëroj se kënga n’errësirë publikohet sot në Youtube.”

Teksti është punuar nga Olti Curri dhe mendohet të jetë suksesi i rradhës i Jonidës. Kujtojmë se  kënga e fundit që kishte publikuar ka qenë “Jam bërë si ti” para 2 vitesh.

/Ora News.tv/