Shqipëria rezulton të ketë bërë progres për tranparencën e buxhetit.

Anketa e Buxhetit të hapur 2017, realizuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit e rendit Shqipërinë në mesin e 115 vendeve të marra në studim për aksesin që qytetarët kanë mbi këtë draft të rëndësishëm të financave publike, që përcakton sesa paguajmë dhe sesi shpenzohen paratë tona.

Ndërkaq, rekomandohet rritje e transparencës për tregues, si borxhi publik, buxheti i qytetarëve dhe rishikimet që i bëhen buxheteve në mes të vitit Shqipëria ka bërë hapa përpara në aksesin e të dhënave që qytetarët kanë mbi buxhetin.

Anketa e Buxhetit të Hapur 2017, e realizuar nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhetit ka analizuar 115 vende, mes tyre edhe Shqipërinë.

Vendi ynë rezulton të ketë bërë progres, falë edhe marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që imponon transparencë në publikimin e të dhënave.

Anketa Globale e Buxhetit u prezantua gjatë një aktiviteti të organizuar nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Fakulteti i Ekonomisë së Universitetit të Tiranës dhe Ministria e Financave.

Sulo Hadëri: Ka disa vende që janë rritur dhe Shqipëria është rritur goxha,  me 12 pikë, nga 38 në 50 pikë. Kjo realisht është një arritje, këtu ka vend dhe për diskutime pse dhe si.

Pikë e dobët, që jepet edhe rekomandim në anketë është rritja e transparencës për tregues, si borxhi publik, buxhetet e qytetarëve dhe rishikimet që i bëhen buxhetit në mes të vitit.

Anastas Angjeli: Ajo që them unë është pika mëe dobët është rritja e shkallës së transparencës në fazën e tretë, në fazën e zbatimit. Është KLSH por është e pamjaftueshme, jo se nuk e ka bërë punën mirë, e ka bërë shumë mirë atë që ka bërë. Por kur flasim për transparencë kërkojmë pjesmarrjen edhe të institucioneve të tjera, edhe të publikut, edhe të Kuvendit të Shqipërisë që mund të ketë një nënkomision për zbatimin e buxhetit vetëm.

Buxheti është ligji më i rëndësishëm i financave publike, që përcakton sesa paguajnë qytetarët e një vendi dhe sesi përdoren paratë.

Aksesi mbi këto të dhëna është një e drejtë e qytetarëve dhe një detyrim për qeveritë, si një mjet llogaridhënieje.


/Ora News.tv/