Studentja, Ana Azizaj, e cila u shoqërua në polici për parullën në shtëpinë  e ambasadorit të OSBE-së Bernd Boschardt është lënë e lirë. Azizaj u mor në pyetje për rrethanat e ngjarjes ndërsa ka mohuar të ketë shkruajtur mbishkrimin “Boschardt turp të të vijë”. Pas marrjes në pyetje, ajo u la e lirë ndërsa në pamjet filmike të siguruara nga policia janë identifikuar edhe personat e tjerë që ishin të pranishëm.

Studentja, Ana Azizaj ,e cila u shoqërua në polici për parullën në shtëpinë e Ambasadorit të OSBE-së është lënë e lirë. Studentja është marrë në pyetje lidhur me mbishkrimin në murin e banesës së ambasadorit, Bernd Boschardt.

Azizaj u shoqërua mbrëmjen e të martës në Komisariatin nr.1 ku është pyetur për rrethanat e ngjarjes, ndërsa sipas burimeve nga policia për RTV Ora, ajo ka pohuar se ka qenë së bashku me një grup të rinjsh në hyrjen e pallatit ku banon Ambasadori por mbishkrimi në mur nuk është bërë prej saj.

Pas marrjes në pyetje, 25-vjeçarja u la e lirë ndërsa në pamjet filmike të siguruara nga policia janë identifikuar edhe personat e tjerë që ishin të pranishëm, ndërsa sipas burimeve mësohet se ka një vëmendje më të theksuar nga ana e policisë së shtetit ndaj ambasadorit Boschardt.

Ana Azizaj, aktiviste pranë Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte dhe një nga kandidatet e LSI-së për deputete në zgjedhjet e 2017, duke u renditur 36-ta në listë.

Mbishkrimi "Borchardt turp të vijë" në mur u shkruajt ditën e protestës, më 11 maj, pas deklaratës së Ambasadorit ku dënoi dhunën në tubim e opozitës.

/Ora News.tv/