Pas pushimeve të dimrit, skuadra e Partizanit përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka zbuluar sfidat miqësore të ekipit deri në fillimin e fazës së 3-të të kampionatit, ndërsa ka lajmëruar dhe datën që skuadra do të grumbullohet për herë të parë në vitin 2018-të.

“Viti 2018 do të rikthej në fushë skuadrën në 6 Janar , datë kur edhe do nisin zyrtarisht përgatitjet. Në kompleksin sportiv të Ekipeve Kombëtare në Kamëz, grupi lojtarëve do të zhvillojë edhe seancën e parë në program në orën 16:00.

"Ekipi do të qëndroj në kryeqytet deri në datën 8 Janar, për të udhëtuar më pas drejt Turqisë në Antalia ku do të kryej fazën përgatitore. Përgjatë qëndrimit 10 ditor në Antalia, 15-të herë kampionët e vendit do të luajnë edhe 2 ndeshje miqësore. Në datën 12 Janar të kuqtë do të përballen me ekipin turk Kasimpasa, ndërsa në 15 Janar me ekipin uzbekistanas Pakhtakor Tashkent"-shkruhet në njoftimin e klubit të kryeqytetit.

/Ora News.tv/