Partizani-Skënderbeu, pritet dyndje tifozësh në "Selman Stërmasi"

Partizani-Skënderbeu është kryesfida e javës së 12-të të Kategorisë Superiore.

Ndeshja e cila luhet nesër në orën 17:00, pritet të jetë e zjarrtë, pasi pritet një numër i madh tifozësh  si nga kampi i “Ultras Guerrils” ashtu dhe nga “Ujqërit e Dëborës”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” tifozët e Partizanit kanë njoftuar pjesëmarrjen në këtë sfidë decizive, ndërsa në krahun tjetër drejtuesit e skuadrës korçare i kanë siguruar transport falas të gjithë atyre tifozëve që duan të udhëtojnë drejt Tiranës për të ndjekur nga afër ndeshjen kundër “demave”.          

Njoftimi i grupimit të tifozëve të Partizanit:

EMISIONET