Partizani prezanton trajnerin e ri, Gega: Krenar që jam në një klub me plot histori

Partizani prezanton trajnerin e ri, Gega: Krenar që jam në një

Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, klubi i futbollit Partizani ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Të kuqtë i kanë besuar teknikut, Skënder Gega "çelsat" e skuadrës, i cili në këtë sezon do të marrë pjesë dhe në Europa League.

Në fjalën e tij përpara mediave, Gega është shprehur i lumtur që është pjesë e Partizanit dhe ka pohuar se ka gati një projekt për të ardhmen.

"Krenar qe jam pjese e PARTIZANIT. Do të jem shumë i saktë për t’i dhënë secilit hakun. Unë nuk kompromentohem si trajner dhe jam kërkues. Jam i kënaqur që do të jem pjesë e Partizani, me një mentalitet dhe projekt i ri. E kam pasur këtë fat dhe ndihem krenar, që do të jem pjesë e tij. Janë shumë gjëra që do t’i kapim në detaje, por duke punuar do të shohim hap pas hapi. Klubi ka disa probleme, pasi ka lojtarë që janë larguar. Nuk dua t’i bëj analizën të kaluarës, por dua të rri sa më gjatë, sepse kam lidhje me këtë fanellë.Klubi ka histori të madhe dhe përgjegjësia është e madhe. Tashmë duhet të shohim përpara dhe i kemi të gjitha mundësitë për të qenë një model në Shqipëri. Koha është e shkurtër dhe duhet të vrapojmë.

"Do të mundohemi të afrojmë shumë lojtarë edhe nga akademia. Jo vetëm për aq kohë sa të jetë Gega, por edhe më vonë. E kam ndjekur Partizanin edhe më përpara. Mendoj se kemi nevojë për ndërhyrje në të gjithë repartet. Mendoj se çdo njeri në jetë e ka shansin e tij të parë dhe i dyti nuk dihet, nëse vjen ndonjëherë. Për mua ky ishte shansi i parë. Partizani ka boshtin e tij dhe ka lojtarë me potenciale. Nuk duhet t’i shohim kundërshtarët si armiq.

"Të dielën jam prezantuar me ekipin, sot është stërvitja e parë dhe tani do të shohim për më të mirën. Çdo ekip sportiv duhet të ketë disiplinë. Unë nuk kompromentohem si trajner dhe jam kërkues. Do të jem shumë i saktë për t’i dhënë secilit hakun. Do të mundohem të mos tolerojmë në fushën e lojës, pasi Shqipëria është e vogël dhe çdo gjë merret vesh. Bathën dhe Fejzullahun i kam afruar me meritë në Kombëtare. Kjo është e kaluara.

"Historia e Partizanit është e madhe , tifozët me vite e kanë ndjekur skuadrën dhe e kanë mbështetur me po të njëjtën dëshirë dhe pasion. Unë e di se sa ata e vuajnë mungesën e trofeve , e di se sa ata e vuajnë ecurinë jo të mirë të skuadrës . Ata janë pjesë shumë e rëndësishme e familjes së kuqe.Ne do të jemi gjithmonë të hapur për kërkesat për njerëzit që e mbeshtesin gjithmonë Partizanin dhe besoj se do ti rikthejmë shpresën dhe të shkojmë aty ku e meriton ky klub."-deklaroi Gega.

EMISIONET