Partizani përfundon në merkato, sirena turke për yllin e kryeqytetasve

Partizani përfundon në merkato, sirena turke për yllin e

Pjesëmarrja në Kupat e Europës pritet të ndryshojë fytyrën e Partizanit të ri. Të kuqtë kërkojnë që të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze në kualifikueset e UEFA Champions League dhe për këtë fakt ka përpiluar një listë me futbollistët që mund t'i bëjnë punë.

Por, teksa të gjithë shikojnë nga merkato në hyrje, drejtuesit e kuq duhet të fokusohen edhe te elementët në dalje. Të shumë janë futbollistët që kërkohet nga skuadra të ndryshme në vend dhe jo vetëm. Së fundmi, në listën e dëshirave të skuadrave të ndryshme ka përfunduar edhe talenti i mesfushës kryeqytetase, Esat Mala.

20 vjeçari ka zhvilluar një sezon fenomenal dhe këtë e tregoi edhe në eliminatoren e Europianit të U-21. Pikërisht, në ndeshjen ndaj Turqisë, Mala tërhoqi vëmendjen e skautëve të Besiktas, të cilët kanë kërkuar informacione më të detajuara për futbollistin e lindur në Prizren.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, që shkruajnë se klubi bardhezi është gati për të paguar shifrën e kërkuar nga Partizani për ta pasur Malën në skuadër që nga sezoni i ardhshëm.Kartoni i Mala ka pësuar rritje në fundin e këtij sezoni, duke kapur shifrën e 425 mijë eurove.

Megjithatë, 4 golat dhe 2 asistet në 34 paraqitjet me fanellën e kuqe i japin të drejtë Partizanit që të kërkoj edhe më shumë. Sipas gjasave drejtuesit do kërkojnë jo më pak se 800 mijë euro për Malën, shifër që nuk mendohet të jetë aspak problem për Besiktas.

EMISIONET