Futbollisti Agim Ibraimi kërkohet me ngut nga ekipi i Partizanit, por në garë për të është dhe Shkëndija e Tetovës dhe jo vetëm.

Ibraimi përfundoi kontratën në Slloveni me skuadrën e Domzale dhe tashmë është një futbollist i lirë. Kjo ka bërë që shumë klube të interesohet për të, pasi duhet thënë se ka një eksperiencë të madhe. Ibraimi kërkohet nga Partizani, gjë që ka ndodhur edhe 2 vite më parë. Atëherë negociatat përfunduan negativisht sepse lojtari zgjodhi diçka tjetër. Por Partizani po këmbëngul që ta bëj të tijin edhe pse diçka e tillë nuk është e lehtë, sepse në lojë është edhe Shkëndija e Tetovës, e cila ofron një pagë më të lartë.

Megjithatë, interes për Ibrahimin ka shfaqur edhe skuadra e Besnik Hasit në Arabinë Saudite. Njohjet e dy shqiptarëve mund të bëjnë që një transferim i tillë të realizohet. Hasi beson te talenti i Ibraimit dhe për këtë fakt dëshiron ta ketë nën urdhërat e tij ish-mesfushorin e Shkëndijës. Në pistën Ibrahimi në lojë është futur fort Shkëndija, e cila kërkon ta kthejë lojtarin në shtëpi, pas 13 vitesh ndarje.

Negociatat sipas mediave maqedonase kanë hyrë në një fazë tjetër. Lojtari është dakord në parim, por ende nuk ka vendosur se ku do ta fillojë karrierën. Ai mund të lëviz në Tiranë, Arabi ose në Tetovë.

/Ora News.tv/