Tjetër humbje, tjetër rezultat zhgënjyes për Partizanin. Pas disfatës në shtëpi ndaj Flamurtarit, djemtë e trajnerit Marc Iuliano mposhten sërish. Këtë herë nga skuadra e sapo ngjitur në kategorinë superiore, Kamza.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 me Kamzën që shënoi gol në fund në minutën e 83-të.

Një kundërsulm vrasës i vendasve, i cili nisi me Sebino Plakun dhe në fund finalizohet me gol nga Ymeraj.

Demat e kuq janë plotësisht në krizë dhe këtë gjë e vërtetojnë rezultatet të marra ndeshjet e fundit, gjë që e bën Partizanin të jetë larg luftës për titull kampion.

/Ora News.tv/