Partizani mendon për merkaton, "peshkon" te Kukësi me zero kosto

Partizani mendon për merkaton, "peshkon" te Kukësi me zero

Partizani ka gjetur marrëveshjen për të nënshkruar me William Cordeiro Melo. Polivalenti brazilian në sezonin e fundit ishte pjesë e Kukësit, por vendosi të largohet nga nënkampionët pasi nuk gjetën akordin për të zgjatur bashkëpunimin edhe për sezonin tjetër.

Melo e njeh mjaft mirë kampionat shqiptar dhe ambientimi i tij nuk do të jetë i vështirë tek Partizani, ndërsa do të jetë një vlerë më shumë. Ai mund të luajë në disa pozcione. Jo vetëm si mbrojtës i djathtë, roli i tij natyral, por edhe në mesfushë, ku ka treguar se është i aftë të luajë si në të majtë ashtu edhe të djathtë.

Me inkursionet e tij në krah ai ishtë një kërcënim i madh për çdo kundërshtar . Në këtë sezon 25-vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka kontribuar me 4 asiste në 30 ndeshje në kampionat. Gjithashtu ka grubmulluar edhe 9 ndeshje në kompeticionet e tjera, Champions League, Europa League dhe Kupa e Shqipërisë.

Melo u largua nga Kukësi pas fitimit të Kupës së Shqipërisë dhe tani është pranë firmës me kampionët e vendit.

Drejtuesit e klubit të kuq aktualisht janë të fokusuar më tepër tek trajner i ri, por edhe merkato është prioritet, pasi presidenti Gazment Demi kërkon të shkoj sa më larg në Champions League dhe për ta realizuar këtë qëllim duhen afrime të rëndësishme.

Me afrimin e Melo, Ibrahimi rrezikon postin e titullarit, por braziliani mund të luajë edhe në mesfushë, ndërsa mund të jetë një opsion edhe për krahun e majtë, teksa Partizani synon të shtesë Lorenc Trashin.

EMISIONET