Revolucionet nisen duke larguar "peshqit e mëdhenj" dhe këtë ka bërë klubi i Partizanit. Drejtuesit, më në krye presidentin Gaz Demi-n dhe drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama kanë vendosur të ndërpresin  marrëdhëniet me 3 titullarë të skuadrës së kuqe.

Në listën e përpiluar të futbollistëve që tashëm ndodhen në Turqi për të kryer fazën përgatitore, nuk gjendeshin emrat e Renato Malota, Gëzim Krasniqi dhe Emiljano Vilës.

Një lëvizje 180 gradë kundrejt 3 prej futbollistëve që në të shkuarën kanë mbajtur jo pak peshë tek Demat.

Sipas informacioneve, trajneri Starova nuk ka qënë pro largimeve. Sidomos për Vilën dhe Malotën të cilët i quante si titullarë të padiskutueshëm, megjithatë klubi tashmë ka ndjekur një tjetër rrugë, duke firmosur dokumentat e divorcit.

Sigurisht largimet e 2 mbrojtësve do të ndikojnë jo pak në repartin difensiv të Partizanit, pasi alternativat nuk janë të shumta.

Ndërkohë është përfolur dhe për një largim të trajnerit Starova.

/Ora News.tv/