Partizani nuk di të ndalet në merkato. "Demat" kanë njoftuar goditjen e 5-të në këtë merkato janari.

Përmes faqes zyrtare në internet, të kuqtë kanë zyrtarizuar firmën me mesfushorin shtatlart Milan Culum.

Serbi 33 vjeçar i cili vjen pas eksperiencën me Sloboda Tuzla në kampionatin e Bosnje- Hercegovinës, ka firmosur me 15 herë kampionët e vendit për 1 vit e gjysëm.

Pas prezantimit të Culum, Partizani ka realizuar edhe një goditje në fazën e avancuar. Siç bëhet me dije nga kryeqytetasit, Lucas Ferreira Cardoso ka firmosur me të kuqtë një kontratë që e mban si "dem" deri në vitit 2022.

24 vjeçari vjen pas ekperiencës me Pelister në kampionatin maqedonas.

/Ora News.tv/