Partizani gati për aventurën Europiane, cakton stadiumin dhe çmimet e biletave

Partizani gati për aventurën Europiane, cakton stadiumin dhe

Tashmë është zyrtare. Partizani-Qarabak do të luhet në "Selman Stërmasi".

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit të kuq në rrjetin social "Facebook", që pohon se stadiumi kryeqytetas do të jetë "shtëpia" e tyre edhe në Europë. Ndërkohë, klubi kampion i Shqipërisë ka njoftuar edhe çmimet e biletave për takimin e raundit të parë të Champions League.

"Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 000 Lek, Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 300 Lek

"Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e premte date 5 Korrik e në vazhdim në këto orare: paradite 10:00 – 13:00, pasdite 17:00 – 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”. "-thuhet në njoftimin e klubit.

Partizani-Qarabak do të luhet më 10 korrik, duke nisur nga ora 17:30.

EMISIONET