Partizani del në stërvitje, mungojnë Hoxha e Hebaj

Partizani del në stërvitje, mungojnë Hoxha e Hebaj

Skuadra e Partizanit ka rifilluar sot përgatitjet në prag të ballafaqimeve të radhës ndaj Tërbunit për Kupën e Shqipërisë dhe Laçit në kampionat.

Në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” të Pezës, grupi i lojtarëve ka zhvilluar pasdite seancën stërvitore në orën 16:30. Kapiteni Alban Hoxha, sulmuesi Rubin Hebaj dhe mesfushori Besnik Ferati rezultojnë mungesat e vetme pasi janë të impenjuar me ekipet përfaqësuese, ndërkohë që përgatitjeve të skuadrës i është bashkuar edhe Erald Çinari.

Në drejtimin e trajnerit Gega dhe stafit teknik grupi ka kryer normalisht programin stërvitor. Përgatitjet do të vijojnë të enjten me seancën e radhës në orën 16:30.

EMISIONET