Flamurtari është kthyer në një mace të zezë për Partizanin.

Pas fitores minimale në kampionat, vlonjatët kanë mundur po minimalisht të kuqtë, kësaj radhe në kuadrin e Kupës së Shqipërisë. Një 90  minutësh me shumë pak raste, ai në Stadiumin Flamurtari, Goli erdhi nga këmbët e bomberit Danilo Alvesh, me brazilianin që përfitoi nga një gabim i portierit Alban Hoxha për të zhbllokuar rezultatin dhe për t'i dhënë fitoren kuqezijve.

Vetëm barazim në ndeshjen midis Tiranës dhe Kukësit. Në "Selman Stërmasi" ishin bardheblutë që kaluan të parët në avantazh me anë të Santamy që realizoi 5 minuta nga fundi i pjesës së parë. Barazimi erdhi vetëm në fund, me autor Sidrit Guri.


Takimet e kthimit janë programuar të luhen pas dy javësh.



/Ora News.tv/