Partizani blic, “firmos” me Bruno Telushin

Partizani blic, “firmos” me Bruno Telushin

Bruno Telushi pritet të jetë përforcimi i dytë i Partizanit, me futbollistin që sipas të gjitha gjasave do bashkohet me skuadrën e kryeqytetit që në merkaton e janarit.

Kështu pas një sulmuesi brazilian, ‘të kuqtë’ kanë arritur marrëveshjen për rikthimin në Kategorinë Superiore të ish futbollistit të Flamurtarit, që aktualisht luan në Kroaci, me skuadrën e Belupo-s.

Ky është lajmi më i fundit nga kampi i kuq, që po punon paralelisht në gjetjen e elementeve që i shërbejnë trajnerit Starova për dy fazat e fundit të sezonit.

Pas mbylljes së marrëveshjeve me disa lojtarë të ardhur me shumë bujë gjatë merkatos së verës, nga 15-të herë kampionët e Shqipërisë, lojtari më i fundit që është larguar, është mesfushori italian Giovanni La Camera, kontrata me të cilin u prish gjatë ditës së djeshme dhe ai nuk është do jetë më pjesë e Partizanit.

EMISIONET