Partia Socialiste publikon sloganin një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore

Partia Socialiste publikon sloganin një ditë para çeljes

Me sloganin “Bashkia që Duam për Shqipërinë që duam 30 Qershor” Edi Rama mbledh nesër 61 kandidatët për kryetarë bashkie në kryeqytet.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit në vendin tonë fushata elektorale do të hapet pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike, e cila është e vendosur që të mos shkojë në zgjedhje me Kryeministër Edi Rama.

Deri më tani bëhet e ditur se do të jetë kryeministri Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryetarja e PS për Tiranën Blerina Gjylameti që do të mbajnë fjalën në çeljen e fushatës elektorale.

Në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, socialistët do të garojnë të vetëm në 33 bashki, ndërsa në 22 njësi vendore do të kenë përballë kandidatët e Bindjes Demokratike ose të pavarur.

Për 6 bashki do të garojnë më shumë se 2 kandidatë.

Fundjava do të jetë e ngarkuar për kryeministrin Edi Rama, pasi një ditë pas fushatës dhe pak orë para protestës së opozitës do të takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s ku pjesë e diskutimeve pritet të jetë siguria e rajonit dhe diskutimi i kufijve në Ballkanin Perendimor.

Pas konferencës me kreun e qeverisë shqiptare, Jens Stoltenberg do të ketë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Ilir Meta.

EMISIONET