Ndërkohë që ethet e zgjedhjeve presidenciale në Rusi janë bërë gjithnjë e më të dukshme, Partia Komuniste vjen në garën e saj më prezantimin e një kandidati surprizë duke sjellë një imazh të ri dhe më modern. 57 vjeçari, Pavel Grudinini është një bisnesmen i pasur, i cili do të rivalizoj Presidentin Vladimir Putin në zgjedhjet e 18 Marsit .

Partia Komuniste në Rusi ka regjistruar një kandidaturë të papritur dhe surprizë, për të sfiduar presidentin aktual Vladimir Putin. Komunsitët po përpiqen të rifitojnë një imazh të mirë duke regjistruar si kandidat për zgjedhjet e 18 marsit, një bisnesmen të pasur,  pronarin e një ferme. 57 vjeçari Pavel Grudinini do të sfidojë Putinin për presidencën e ardhshme në një garë, ku Partia Komuniste shpreson të ringjallë imazhin e saj në fushatën elektorale. Ditën e premte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi bëri të ditur se kishte regjistruar Grudinin, bisnesmenin e një ferme, si kandidat, pasi Partia Komuniste vendosi papritur të hidhte poshte kandidaturën e veteranit, 73-vjeçar Gennadi Zyuganov.

Ndërkohë mediat shtetërore pasqyrojnë sondazhet, që tregojnë se 65 vjeçari  Vladimir Putin, i cili ka dominuar politikën ruse për 18 vitet e fundit është në rrugën drejt fitores për një mandat të katërt presidencial. Megjithëse konsiderohet thjesht si një hije që pas epokës sovjetike, kur ajo gëzonte  monopolin e pushtetit, Partia Komuniste tanimë shpreson, që një konkurrent më i ri dhe më modern mund të ringjallë fatin e partisë dhe mund të tërheqë më shumë votues të rinj.

Megjithatë, kjo parti mbetet ende e popullarizuar nga miliona mbështetës, sidomos nga njerëzit e moshuar që jetojnë në komunitetet rurale. Zyuganov ish kreu Komunistëve,  i cili doli mjaft dobët në 4 zgjedhjet e fundit presidenciale, është i njohur për pikëpamjet e tij të ashpra komuniste. Ndërkohë Grudinini nuk është një kandidat tipik komunist.

Ndërkohë që Zyuganov ka kritikuar vazhdimisht partinë qeverisëse Rusia e Bashkuar, Grudinini është treguar gjithnjë i kujdeshëm, dhe fort i kontrolluar për kritika dhe akuza ndaj presidentit aktual Vladimir Putin.

/Ora News.tv/