Partia Demokratika në Durrës nis punën për zgjedhjet vendore

Partia Demokratika në Durrës nis punën për zgjedhjet vendore

Partia Demokratika në Durrës ka nisur nga puna për zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ngritja e strukturave dhe angazhimi i te rinjve është synimi kryesor i demokrateve durrsakë. Drejtuesit e Partisë Demokratike në Durres zhvilluan nje takim me Forumin Rinor të Partisë Demokratike-Dega Durrës, të organizuar nga këta të fundit me fokus “situata ne vend” dhe “detyrat e gjithesecilit ne vazhdim”.

Nuk kemi pse tulatemi tha kryetari i PD-së dega Durrës, Ferdinand Xhaferri. Ne jemi forca që liberalizuam vizat dhe futëm Shqipërinë në NATO. Nuk krahasohemi me këta, këta kanabizuan Shqipërinë ne denoncuam, e shumë e shumë të tjera. Pra, të bëhemi bashkë dhe të punojmë fort për të fituar zgjedhjet e ardhshme, me qëllim ti hapim rrugën fitores së madhe të Partisë Demokratike dhe për ta risjellë në pushtet.

Kryetari i Grupit të Punës për  Durrësin, Deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi angazhim maksimal të të rinjeve dhe organizim sa më të mirë në fushatën e zgjedhjeve të ardhshme.

I pranishëm në takimin me forumin rinor të Partisë Demokratike dega Durrës ishte edhe Kryetari i  FRPD  Belind Këlliçi, i cili kerkoi reagim dhe entuziazëm në radhët e të rinjve durrsak, duke u kujtuar se PS-ja në pushtet po detyron të rinjtë të emigrojnë pasi nuk kanë asnjë shpresë.

EMISIONET