"Nuk mund të ushqeni fëmijën me gji këtu, shqetësoni studentët, largohuni!"

Me këto fjalë, një roje sigurie ftoi një 27 vjeçaren të largohej nga Universiteti i Parmës, në Itali, shkruan tgcom.it

Episodin e denoncoi bashkëshorti i saj, Simon Younes, një mjek 32 vjeçar, lindur në Liban, i cili jeton në Itali për t'u specializuar në fizioterapi.

Olia Zdyrko vajti për të marrë vogëlushin Adam, dy muajsh e gjysëm në bibliotekë, kur ai kërkoi të pinte.

Ishte i menjëhershëm reagimi i rojes së sigurisë: "Zonjë, këtu nuk mund të ushqeni fëmijën me gji. Mendoni për ndjeshmërinë e studentëve...."

Kështu, bashkëshorti Younes rrëfeu historinë për "Gazzetta di Parma"

"Në atë moment, bashkëshortja ime duhej të ushqente vogëlushin me qumësht, ndaj u ul, u mbulua me shall dhe filloi t'i japë të pijë.

Asgjë e çuditshme dhe asgjë më e natyrshme se kjo. As pesë minuta më vonë, një roje sigurie, doli nga zyra e tij dhe pa na përshëndetur fare, na tha të largoheshim, pasi aty ishte universitet dhe nuk ishte një ambjent i përshtatshëm për të tilla skena".

Pas "zhurmës" që prodhoi artikulli, Universiteti i Parmës publikoi një deklaratë, me anë të së  cilës dënon episodin.

Për këtë arsye, në muajt e ardhshëm Universiteti i Parmës do të përgatisë 3 ambjente në brendësi të Universitetit, ku studentet, punonjësit, por edhe qytetaret e thjeshta që do ta kenë të nevojshme, do mund të ushqejnë me gji dhe do mund të kujdesen për fëmijët e tyre.

/Ora News.tv/