Parma do sulmues, në skenë del Gervinho

Parma do sulmues, në skenë del Gervinho

Pasi nënshkroi me sulmuesin e Napolit, Inglese, Parma nuk është ndalur së kërkuari një sulmues për sezonin e ri dhe sipas asaj që shkruan "Sky" ish-sulmuesi i Gervinho është pranë klubit Ducali.

Duke iu referuar këtyre burimeve, drejtuesit e Parmës thuhet se kanë rënë dakord me Hebei China Fortune për të transferuar në Seria A sulmuesin nga Bregu i Fildishtë.

Gervinho u largua nga kampionati italian pas ekperiencës fantastike me Romën. Ai u transferua në Superligën kineze në verën e vitit 2016 për shifrën e 18 milion eurove dhe një pagë prej 2.7 milion euro në sezon, si dhe shpërblime bujare.

Nuk dihet ende oferta e Parmës, por gjasat janë që skuadra e sezonit të ardhshëm të jetë vërtetë e frikshme.


EMISIONET