Parlamenti Evropianë kërkesë Shqipërisë për hetim të plotë të vdekjes së Kaçifas

Parlamenti Evropianë kërkesë Shqipërisë për hetim

Parlamenti Evropian bën thirrje për një hetim të plotë të rrethanave që çuan në vdekjen e Konstantinos Katsifas.

35 vjeçari u qëllua për vdekje nga forcat RENEA në fshatin Bularat në fund të muajit të kaluar pas një shkëmbimi zjarri.

Propozimi për hetim u paraqit nga deputeti grek i PASOK, Nikos Androulakis dhe Social Demokrati gjerman, Knut Fleckenstein dhe i mbështetur në mënyrë dërrmuese nga Parlamentit Evropian, shkruan "Kathimerini".

Amendimi u shtua në një raport të Parlamentit Evropian lidhur me bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Amendamenti i bën thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë dhe të përcaktojnë rrethanat që çuan në vdekjen e Katsifas.

35-vjeçari u qëllua më 28 tetor, ditën e festës kombëtare të Greqisë pas përplasjes me armë zjarri midis tij dhe policisë.

EMISIONET