Përmbyllja e projektit EXPO AUS financuar me fondet e BE ka rivitalizuar zonat arkeologjike në parkun e  Butrintit, ku vëmendje të veçantë mori kalaja e Ali Pashës dhe ajo trekëndore në jugperëndim të kanalit të Vivarit, deri tani dy zona thuajse të pavizitueshme për shkak të infrakstrukturës së munguar, tashmë do jenë domethënëse për vizitorët e parkut të Butrintit. Në Parkun Kombëtar të Butrintit kanë nisur projektet për rivitalizimin e potencialeve arkeologjike turistike. Pas restaurimit të kalasë trekëndore në jugperëndim të kanalit të Vivarit dhe Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, gjatë verës pritet që këto dy zona të jenë qendër e tureve turistike. Gjergji Mano: Në kalanë katërkëndore të Ali Pashës ku ne jemi ne synojmë të kthejmë shëtitjet me varkë për vizitorët e interesuar, veçanërisht ata që janë të apasionura pas natyrës, si dhe të promovojmë kundrimin e zogjve. Pati shkëmbim ekspertize të teknikave të ndryshme të restaurimit, të ndërtimit të teknikës së përdorimit të gurit të thatë apo kataloguimin e mozaikëve dhe projekte të tjera si përdorimi inovativ i energjisë së rinovueshme. Përmes një minipanairi kulinarie me gatime të zonës, panairit të suvenireve nga artizanët e Butrintit, janë ftuar ekspertët e arkeologjisë nga Shqipëria dhe vende perëndimore, për t'i njohur me potencialet e mëdha të parkut të Butrintit.

/Ora News.tv/