Ka marrë fund një pengmarrje në Paris pasditen e sotme. Policët e armatosur kanë arrestuar pengmarrësin dhe kanë liruar dy pengje pas rrethimit të ndërtesës. Fillimisht u tha se ishin tre persona të marrë peng.

Zyrtarët u thirrën në vendin e ngjarjes në rrethin e 10-të të Parisit, ku pretendohej se një person ishte i armatosur me një bombë dhe një pistoletë dhe se kishte marrë peng disa persona përfshirë një grua shtatzënë.

 Ministri i Brendshëm i Francës konfirmoi se ata ishin liruar të martën në mbrëmje.

Sipas policisë, një pengu iu hodh benzinë dhe u godit në fytyrë përpara se të arrinte të shpëtonte.

Pengjet e tjera gjithashtu mendohet se u është hedhur benzinë.

Një burim sigurie në vendngjarje tha se njeriu donte të fliste me ambasadën iraniane dhe qeverinë franceze.

/Ora News.tv/