Paraziti verbon gruan

Paraziti verbon gruan

Një infermiere është verbuar në njërin sy pasi një parazit ka hyrë në lentet e saj dhe i ka ngrënë kornenë.

Suzanne Dunne, nga Dublini  ka paralajmëruar të gjithë personat që përdorin lente pasi kaloi më shumë se dy javë në spital.

Ajo tha se parazitët janë 'të shfrenuar' gjatë motit të nxehtë. Syri i saj po bëhej cdo ditë keq dhe po irritohej. Gjatë natës, ajo ndjeu dhimbje të tmerrshme dhe pësoi infeksion në sy.

U ngrit në mes të natës dhe bashkëshorti i saj telefonoi ambulancën. "Shikimi im kishte ikur përfundimisht. Shihja vetëm zi. Syri im po hahej nga paraziti. Më shumë u mërzita se fëmijët e mi, Mia, 5 vjece dhe Max, 8 vjece më panë duke shkuar në spital me ambulancë", tha ajo për Dublin Live.

Suzanne qëndroi në spital për 16 ditë për të mjekuar infeksionin. Kur një parazit hyn në sy, shkakton Keratitis Acanthamoeba, e cila mund të cojë në inflamacion të korneas.

EMISIONET