Paratë e ndërtimit, Dervishaj: Çdo transaksion kryhet nëpërmjet bankave

Paratë e ndërtimit, Dervishaj: Çdo transaksion kryhet

Pas debateve politike në lidhje me pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit Shoqata e Ndërtuesve sqaron se çdo transaksion e kryen me noter dhe nëpërmjet bankave duke mos lënë hapësirë për abuzime. Arben Dervishaj deklaron se realizimi i projekteve në këtë sektor bëhet më së shumti me anë të kleringut dhe shumë pak me kredi. Ndërkohë që shtimi i lejeve të ndërtimit pritet të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve në Tiranë.

Shoqata e Ndërtuesve hedh poshtë të gjitha akuzat se paratë e përdorura në ndërtim vijnë nga bota e krimit.

Arben Dervishi thotë se çdo transaksion kryhet me noter, kalon në banka dhe çdo shitje regjistrohet në Hipotekë .

Arben Dervishaj: Çdo transaksion shitjeje banese bëhet dhe regjistrohet në Hipotekë. Të gjitha lekët kalojnë tek noteri dhe kuptohet që vlerat mbi 1 milionë lekë të reja të shkojnë tek pastrimi i parave. Nuk është detyrë e ndërtuesve të hetojnë është detyrë e shtetit pastaj se çfarë do të bëjë për këta që blejnë, ti kontrollojnë që këta që blejnë a janë njerëz të pasur apo jo.

Ndërkohë përsa i përket kreditimit, numri dy i Shoqatës së Ndërtuesve sqaron se në Shqipëri në realizimin e projekteve veprohet më së shumti me klering .

Arben Dervishaj: Një pjesë të ndërtimit vazhdon të kreditohet nga e ashtuquajtura klering, pra pjesa e karabinasë, ose pjesa e hekurit, ose e instalimeve.

Boomi i lejeve të ndërtimit gjatë vitit 2017 sipas Shoqatës së Ndërtuesve do të ndikojë në uljen e çmimit të apartamenteve.

Arben Dervishaj: Do ndërtohet e gjitha në njësh dhe sigurisht që çmimi do të bie sepse oferta do të jetë më e madhe se kërkesa dhe kuptohet që çmimet do bien por ato çmime do të shkojnë deri në një pikë sepse kostoja e tyre do të jetë e lartë.

Për të ulur stokun e apartamenteve të pashitura është parë zi zgjidhje dhënia e tyre me qira si dhe shitja më lirë.

Arben Dervishaj: Shumë apartamente të pashitura në zonën e Kasharit u kthyen dhe iu dhanë me qira atyre për të krijuar të ardhura, por një pjesë e ndërtuesve mund të kenë pasur rastin që kanë pranuar dhe uljen e çmimeve vetëm që ti heqin.

 INSTAT raportoi se gjatë vitit 2017, janë miratuar gjithsej 819 leje nga 455 leje të dhëna në vitin 2016.


EMISIONET