Parashikimi/ Orakulli i Botërorit 2018 zgjedh fituesin e ndeshjes hapëse

Do të jetë kombëtarja ruse, fituesja e duelit hapës së Kupës së Botës, Rusi 2018. Është ky parashikimi i marrë nga maçoku i bardhë i zgjedhur nga organizatorët si parashikuesja zyrtare e Botërorit të këtij viti.

Maçoku i cila vjen nga një muze i qytetit të Shën Peterburgut ka zgjedhur ushqimin që gjendej në pjatën e Rusisë.

Maçoku i quajtur Akil do të shpresojë të përsërisë “veprat” e Oktapodit Pol dhe kafshëve të tjera parashikuese, të cilëve u është besuar detyra e gjetjes së fituesve të veprimtarisë më të madhe futbollistike në botë.

Maçoku Akil ka lindur i shurdhër, çka shpjegon intuitën e tij të pazakontë.

EMISIONET