DASHI

Kurioziteti yt, megjithëse është një pasuri e dobishme, sot duhet të qëndrosh në qetësi. Nuk është gjë e mirë që të eksplorosh në një territory të panjohur këtë të hënë, mjafton të qëndrosh në rrugën që njeh. Përmbahu nga ndonjë gjë ekstreme dhe e re, sidomos nëse përfshin njerëz të rinj ose situata sociale të panjohura. Rri me njerëzit dhe në vendet që njeh më mirë. Do të jetë një ditë e mirë nëse shkon vetëm atje ku e njohin emrin tënd.

DEMI

Besimi mund të jetë shumë tërheqës për dikë, por nëse mburrja e një personi të caktuar të nxit nervat, përpiqu të jesh i mëshirshëm. Cdo njeri po largohet nga ky/kjo mburravec/e, prandaj ka më shumë nevojë se kurrë për ty. Shanset janë të mëdha se ky/kjo mashtrues/e po mundohet të fshehë mungesën e vetëbesimit. Merr përvojën e këtij personi si një përrallë paralajmëruese dhe ji mirënjohës/e që nuk ke arsye për t'u marrë me pasiguri të ngjashme.

BINJAKËT

Sot do t’i kursesh vetes shumë frustrim nëse thjesht pranon mënyrën se si janë gjërat. E vërteta është që  nuk ke aq shumë fuqi sa dëshiron. Ti nuk mund ta ndryshosh botën rreth teje; gjithcka mund të bësh është të përpiqesh që të përshtatesh. Pamja jote pozitive nuk do të humbasë, por duhet të pranosh se ndërkohë që mund të të mbushë me gëzim dhe të të bëjë të ndihesh më mirë, nuk mund të ndryshojë gjithmonë mënyrën se si ndjehen të tjerët.

GAFORRJA

Nëse po kërkon një mënyrë produktive për të kaluar ditën, ndaloni. Kjo nuk është një ditë e mirë për të provuar përvojën tënde, duhet të lini jetën të “rrjedhë” si zakonisht. E mërzitshme apo emocionuese, e lumtur apo e trishtuar, kjo ditë do të jetë gjithçka nuk mund ta ndryshosh. Universi ka një mësim të rëndësishëm për të të mësuar: Çdo herë pas një periudhe kohe, duhet të jesh në gjendje të heqësh dorë nga kontrolli dhe të lejosh botën që të të befasojë.

LUANI

Përgjigjet mund të duken aq të qarta sot, por duhet të mendohesh dy herë para se të konfirmosh dicka. Koha për të kontrolluar gjërat është një ide e mirë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë sot. Kjo është një ditë shumë e mirë për të bërë kërkime dhe për të dëgjuar se çfarë kanë për të thënë ekspertët për atë ku po mendon të përfshihesh. Ata nuk mund të ndryshojnë mendjen tuaj, por duke ditur se mendimet e tyre janë të rëndësishme do t'i bëjë ata të lumtur.

VIRGJËRESHA

Nëse çështjet e dashurisë të kanë hutuar apo frustruar, yjet thonë se është koha të largohesh prej tij/saj për pak kohë. Është koha që ju të përballesh me frikën tënde për të qenë vetëm, dhe ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Cakto një datë dhe shko diku ku ndihesh i/e përkëdhelur, si një restorant i këndshëm, një vendpushim i këndshëm ose në teatër. Kujtoji vetes që meriton të trajtohesh mirë dhe do kuptosh që të tjerët do e bëjnë këtë me ty.

PESHORJA

Shko tek miqtë e tu dhe kërko nga ata që të kuptojnë situatën tënde aktuale. Ata do të jenë të kënaqur që poi  kërkon ndihmë dhe do të ofrojnë një ose dy ide që nuk i kishit menduar kurrë. Ata të njohin mirë dhe ju duhet t'i besoni. Sapo të marrësh disa këshilla, niveli i stresit do të bjerë, kështu që do të jesh në gjendje të përqëndrohesh në marrjen e punës.

AKREPI

Për disa njerëz, kreativiteti është një aftësi që duhet punuar vazhdimisht për t'u zhvilluar. Por disa njerëz lindin me shumë kreativitet. Ata gjithmonë vijnë me ide të shkëlqyera të reja, dhe e bëjnë atë të duket e lehtë. Nëse mendon se po punon shumë për të konkurruar me ata që nuk kanë idenë se si të përpiqen të mendojnë, sot do të jetë një ditë kur më në fund do të realizosh punën tënde.

SHIGJETARI

Ndryshe nga shumica e njerëzve që të rrethojnë sot, do të jesh me këmbë në tokë. Kjo do të jetë një ndjenjë e madhe, veçanërisht për shkak se do të shërbesh si një "kontroll realiteti" i vlefshëm për ata ëndërrimtarë të mëdhenj. Ke një qëllim të madh gjatë gjithë ditës. Do të jesh i vërtetë ndaj asaj që sheh edhe nëse disa njerëz mund të të akuzojnë se je tepër pessimist/e. Ti e di të vërtetën, kështu që nuk duhet të kesh asnjë hezitim të flasësh me zë të lartë.

BRICJAPI

Një marrëdhënie e jotja po kalon një trazirë dhe të dy prej jush duket se keni të bëni me të njëjtën çështje me të cilën doni të arrini një marrëveshje. Provoni një mënyrë tjetër se kjo është e vetmja nga e cila do merrni rezultate. Mendo për mënyra të tjera komunikimi. Shkrimi i mendimeve të tua do të të ndihmojë të qartësohesh.

UJORI

Po të bëni një udhëtim në një rrugë piktoreske do të jetë një ide ideale për ty, prandaj mo ski frikë të largohesh papritur. Lejo idenë tënde të paracaktojë momentet që do të kalosh. Vetëm ec përpara pa ndonjë itinerar të caktuar. Disa njerëz mund ta quajnë atë endje pa qëllim, por ti duhet ta përqafosh atë si eksplorim. Mund të zbulosh edhe një mënyrë krejt të re për të udhëtuar.

PESHQIT

Vetëbesimi yt do të thotë shumë për të tjerët sot, më shumë sesa mund të imagjinosh. Ata njerëz që flasin me vështirësi, që njihni dhe që doni mund të jenë po aq të pasigurtë sa ti (nëse jo më shumë). Sigurohu që të komunikosh krenarinë ose admirimin që ndien për ta sot. Ndaji ato ndjenja me njerëzit që mendon se duhet ta dëgjojnë.

/Ora News.tv/