Parashikimet aspak optimiste për Euron

Parashikimet aspak optimiste për Euron

Edhe pse Banka e Shqipërisë ka mbi dy muaj që blen euro në treg përsëri monedha evropiane mbetet e dobët.

Aktualisht një euro shkëmbehet me 125.84 euro duke kapur vlerën më të ulët muajin e fundit. Nga janari deri në muajin korrik monedha evropiane ka humbur rreth 10 pikë, duke zbritur nga 134 në 125 lekë.

Ekspertët e sqarojnë këtë situatë me një ndërhyrje të pamjaftueshme të Bankës së Shqipërisë për të blerë euro. Ndërsa parashikojnë se euro do vijojë të dobësohet për shkak të fluksit të madh të valutës në treg. Eksportuesit janë ata që janë prekur më shumë nga dobësimi i euros ndërkohë që edhe të ardhurat janë prekur si rezultat i euros së dobët. Nga të dhënat zyrtare në buxhet mungojnë 3.6 mld lekë vetëm si rezultat i kursit të këmbimit.

Ndërsa një forcim i ndjeshëm pritet vetëm në vjeshtë pavarësiht ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë. Një zhvlerësim i euros në këtë nivel sipas zyrtarëve lidhet me rritjen e të ardhurave nga investimet dhe remitancat.

Por përtej kësaj në treg ka edhe valutë që qarkullon në mënyrë informale e cila është e vështirë të menaxhohet. Një euro e ulet është pozitive për ata qytetarë që kanë kredi në euro pasi tashmë do të paguajnë më pak para për këstet mujore.

Gjithashtu në këtë situatë përfitojnë edhe ata qytetarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit pasi paketat do të jenë më të lira. Por si do janë pritshmëritë për monedhën evropiane. Ekspertët shprehen se euro do të vijoj të mbetet në nivelin 126-127 lekë.

EMISIONET