Parandalohet grabitja e një karburanti, arrestohet një person, dy të tjerë shpallen në kërkim

Parandalohet grabitja e një karburanti, arrestohet një person, dy

Policia e Durrësit ka parandaluar grabitjen me armë të një pike karburanti.

Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi J.M, 26-vjeç, banues në Xhafzotaj, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasit XH.M, 22-vjeç dhe A.C, 21-vjeç

“Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit kryesor të dyshuar, shtetasit  J.M., 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, të cilit  në momentin e arrestimit  policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike Kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre aparatë celularë dhe një thikë , sende këto që do përdoreshin për të realizuar vjedhjen me armë të karburantit”,- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprat penale "Vjedhje me armë e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake" , parashikuar në nenet 140,25,22 dhe 278/1 të Kodit Penal.

EMISIONET