Paralajmërimi i Berishës: Rama të japë dorëheqjen deri në darkë, shqiptarët dinë dhe të zvarrisin

Paralajmërimi i Berishës: Rama të japë dorëheqjen deri

Ish kryeministri Sali Berisha nga protesta bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen.

Berisha: "Rama ka afat deri në darkë.  Uroj që gjer në darkë të japë dorëheqjen. Të mos harrojë që kanë dhe datën e zvarritjes dhe kur vjen puna shqiptarët dinë të zvarrisin. E ka në dorë të vet..   Mos harro sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij cunami të paparë.

Dhuna ishte skenar kryekëput i edi ramës. Ishte skenar se policia hapi kordonin. Kush i hodhi bombat me gaz.. Sot firmosën historinë. Fundin e kakistokracisë. Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama e të cojë në Zall Herr, por tani nuk ka kush të con në bunker por jep dorëheqjen për të mos pasur fatin e Enver Hoxhës. Protesta nuk ka mbaruar misionin e saj. Do ta shikoni. Cadra ishte lule. Thirrja ime për policinë është bashkohuni me popullin. Mos mbroni mbatharakun bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta.  



EMISIONET