Paradë motorash ne Berat. Të apasionuarit e motorave janë mbledhur sot në qytetin muze te Beratit, ku eshte zhvilluar nje parade ne pedonalen e qytite. 

Enduro Albania, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit organizuan sot me rastin e Ditës së Verës, paraden e motorave. 

Dhjetra pjesëmarrës të garave me motora në Shqipëri e Kosovë, parakaluan mesditen e sotme përpara qytetarëve të Beratit. Gerhard Lilaj, drejtuesi i Enduro Albania, u shpreh se ky nuk është vetëm një aktivitet që bashkon të apasionuarit e garave, por dhe promovues për ato vende ku grupi shkon.

Kliko ketu per te pare FOTOGALERINE


/Ora News.tv/